-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Futbollisti shqiptar humb 2 herë ndjenjat gjatë ndeshjes, dërgohet me urgjencë në spital

Kryesoret

Momente paniku për futbollistin shqiptar të Kosovës, Lirim Kastrati. Mbrojtësi që është pjesë e Ujpest në elitën e futbollit hungarez, humbi 2 herë ndjenjat gjatë duelit mes Kecskemet në duelin e vlefshëm për kampionat.

Kastrati u përplas në minutën e 29-të me futbollistin Hadaro, teksa nga përplasja humbi ndjenjat. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, mbrojtësi u përmend, por trajneri vendosi ta zëvendësonte.

Teksa po qëndronte në pankinë, raportohet se futbollistit shqiptar të Kosovës, i ra sërish të fiktë dhe u detyrua të shkonte me urgjencë në spital.

Media hungareze, “M4 Sport” raportoi se sipas stafit mjekësor, ai nuk është lënduar rëndë, por është dërguar në spital me një tronditje. Në fund skuadra e Ujpest arriti të triumfonte me rezultatin 3-0 dhe kjo fitore iu dedikua pikërisht Kastratit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit