Në ndihmë të Presidentit të Republikës kur të shqyrtojë dhe miratojë ligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe të tijën, shpejt e shpejt siç e kërkoi drejtuesja e seancës në Kuvend!
Kodi etik i deputetit (vendim me forcë ligjore) :
Citime nga Vendimi Nr. 61/2018
Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Neni 13
Konflikti i interesit
- Konflikti i interesit është situata kur një deputet është subjekt i një interesi privat, që mund të ndikojë në kryerjen siç duhet të përgjegjësive dhe detyrave publike.
- Deputeti, kur ndodhet në një situatë konflikti interesi, deklaron gojarisht në fillim të seancës plenare ose të mbledhjes të komisionit apo organeve të tjera parlamentare. Kopja e procesverbalit i dorëzohet shërbimit përgjegjës për deputetët
- …
- Deputeti nuk ka të drejtë të votojë për një projektligj ose një dokument tjetër politik kur ka konflikt interesi dhe as të promovojë projektligje ose interesa për shpërblim/pagesë apo për përfitime të drejtpërdrejta ose të tërthorta.