-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestuan për kultivim narkotikësh në Krujë, jepet masa e sigurisë për 8 persona

Kryesoret

Gjykata e Posaçme cakton masat e sigurisë për 8 personat e arrestuar dy ditë më parë nga SPAK për kultivim të bimëve narkotike. Për 7 prej tyre u lanë në fuqi masa e arrest ne burg. Ndërsa për 73 vjeçarin Skënder Velja u caktua masa e sigurisë arrest në shtëpi për shkak të moshës.

Për këtë dosje u lëshuan 13 urdhër arreste, ku 5 prej tyre vijojnë të jenë në kërkim. Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës.

Në një prej rasteve policia sekuestroi 145 kg kanabis, e paketuar gati për shitje. 13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit