-sidi education-spot_img
19.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anglia “mollë e ndaluar”, në 6 muajt e fundit 1800 emigrantë shqiptarë të kthyer

Kryesoret

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak tha të hënën se plani i tij për të ndaluar emigracionin e paligjshëm po jep rezultate. Duke folur për mediat në Dover të Britanisë, Sunak tha se numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit me varka të vogla ka rënë me 20 për qind që kur qeveria e tij propozoi projektligjin për frenimin e migracionit të paligjshëm.

Sunak tha se pas marrëveshjes me qeverinë shqiptare për të ndaluar migracionin e paligjshëm, në gjashtë muajt e fundit, është bërë i mundur kthimi i 1800 emigrantëve shqiptarë, ndërsa numri i atyre që përpiqen të hyjnë me anije në Britani ka rënë në mënyrë drastike.

Britania është përpjekur prej një kohe të gjatë për të frenuar emigracionin e paligjshëm, por zoti Sunak është i prirur të tregojë se plani i tij për të arritur marrëveshje me vendet e tjera evropiane për uljen e numrin të emigrantëve dhe ashpërsimi i masave të qeverisë së tij ndaj kësaj dukurie, mund të japë rezultate.

“Mesazhi që dua të përcjell sot është se plani ynë ka nisur të japë rezultate. 5 muaj pasi njoftova planin, kalimet e paligjshme kanë rënë me 20 përqind krahasuar me një vit më parë”, tha Rishi Sunak, kryeministër i Britanisë.

Kryeministri britanik tha se falë marrëveshjes së arritur me Tiranën, në dhjetor të vitit të shkuar, autoritetet britanike po kthejnë në Shqipëri më shumë emigrantë, ndërsa numri i emigrantëve shqiptarë, që kanë hyrë me varka të vogla në Britani gjatë këtij viti ka rënë me 90 për qind.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit