-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëntë të arrestuar në Tiranë

Kryesoret

Tiranë/Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kapën dhe ndaluan shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim Askerd Malkë, 28 vjeç, banues në Përmet, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 28-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë se i kishin vjedhur celularin, të cilin, pas verifikimeve, rezultoi se e kishte shitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në Kombinat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. Ç., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

  • G. S., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

  • A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Z., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. Z. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi B. L., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

  • B. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

  • F. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në kryqëzimin e rrugës “Shkëlqim Fusha” me rrugën “Bill Klinton”, ka aksidentuar shtetasin E. B., 45 vjeç, që udhëtonte me biçikletë, dhe më pas larguar nga vendi i aksidentit. 45-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit