-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rekordi i zi! Pas euros, leku çon në “gropë” edhe dollarin me paundin

Kryesoret

Nuk ka kthim pas. Leku po fiton pozita gjithnjë e më të forta në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore. Përveçse është forcuar më shumë se kurrë më parë kundrejt Euros, monedha vendase po forcohet ndjeshëm edhe kundër Dollarit Amerikan.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Dollari Amerikan u këmbye sot me 99.99 lekë, duke rënë poshtë kufirit të 100 lekëve për herë të parë në pothuajse 12 vjet. Hera e fundit që monedha amerikane pati rënë poshtë këtij kufiri kishte qenë shtatori i vitit 2011.

Në rënie të ndjeshme paraqitet edhe Paundi Britanik, që sot u këmbye me 124.32 lekë, niveli më i ulët historik në kursin e këmbimit me Lekun (të paktën prej vitit 2004, kur nis seria e të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë).

Rënia e Euros, Dollarit dhe Paundit po e bën lekun gjithnjë e më të fortë ndaj monedhave të partnerëve kryesorë tregtarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit