-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarja e Berishës: Zgjedhjet u manipuluan, SPAK hesht

Kryesoret

Zyrtarja e Berishës Silvi Bardhi në një deklaratë për mediat pa denoncuar procesin në zgjedhjet vendore që u mbajtën me 14 maj. Sipas saj mbi 15 mijë votuesve u janë ndërruar pa asnjë informim qendrat e votimit

“Farsa elektorale, mundësuar nga makineria e rëndë e patronazhimit, kërcënimit, përdorimit të administratës dhe shitblerjes së votës, nxori në pah atë që ne kemi denoncuar kohë përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Një strategji malinje u ndoq, kundër të drejtës së zgjedhjes për mijëra qytetarë, duke iu ndryshuar qendrat e votimit pa asnjë lajmërim, me të vetmin qëllim, që votuesit e opozitës të frustroheshin dhe t’u pamundësohej e drejta e votës.

Një prej rasteve, ndër të shumtët, ka të bëjë me Njësinë 11 në Tiranë.

  • Në këtë njësi, lista e votuesve, në janar 2023, ishte 51 mijë e 619 votues.
  • Lista finale e votuesve më 14 prill 2023 për njësinë 11 në Tiranë, rezultoi të ishte me 51 mijë e 352 votues.

Pra në 3 muaj, 267 votues më pak.

Por nuk është këtu shkelja. Nga këta votues, 15 mijë e 654 janë zhvendosur në qendra votimi të tjera brenda njësisë administrative nr. 11.

694 votues rezultojnë të jenë zhvendosur në Bashki të tjera si Tropojë, Kukës, Kamëz, Berat, Has, Krujë, Peqin, Shkodër, Korçë etj.

Partia Demokratike e ka denoncuar disa herë nga kjo foltore këtë skemë të mirëfilltë kundër të drejtave të njeriut, por edhe e ka paditur në SPAK ndërrimin e qendrave të votimit të 1.3 milion zgjedhësve.

Para këtij akti-antikushtetues SPAK nuk ka reaguar ende, sepse Prokuroria e Posaçëm nuk i prek zgjedhjet, sepse aty është kutia e Pandorës që po të hapet rrëzon gjithë ngrehinën e pushtetit të Ramës.”, tha Bardhi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit