-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet brenda PD-së, Berisha: Skenar i Ramës

Kryesoret

Ish-kreyministri Sali Berisha akuzoi Ramën për tensionet që ndodhën mbrëmjen e djeshme mes deputetëve të PD-së.

Në mbledhjen e kryesisë Berisha u shpreh se dënon kërcënimet që i janë bërë deputetëve dhe gazetarëve gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Dënoj me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim ku ka pasur deputetë dhe jo deputetë dhe në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugaçësh për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta detyrën e tyre.

Nuk jam që tu sugjeroj cilin lajm do të ndjekin, por ata në asnjë rrethanë as nuk mund të fyheshin, as nuk mund të kërcënoheshin.

Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duket fyer dhe kërcënuar gazetarët janë gangsterë, rrugaçë. Po kështu dënoj kërcënimet që u janë bërë deputetëve, akte këto të një politike dhune të turpshme që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës.”, tha Berisha. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit