-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Dakos, Berisha: O Gjush shkove si ai në vresht për Tahirin

Kryesoret

Ish-kryeminstri Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë gjatë ditës së sotme foli edhe për arrestimin e ish-kreybashkiaukut të Durrësit Vangjush Dako. Berisha tha se Dako u arrestua për të mbuluar lirimin e Sajmir Tahirit.

“Organet e drejtësisë janë në kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama. Çdo ditë fakton dështimin e plotë të reformës së Sorosit në Shqipëri.

Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Markezit, Gjush Dako.

Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara. E bënë këtë për t’ia dhënë mafies në Dubai, ata e dinë.

Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka. Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se je kriminel elektoral i dosjes 339.

Por nuk është dënuar për këtë ai, as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Megjithatë është se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë,” tha Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit