-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrja Kushi arsyeton VKM-në për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Kryesoret

Shkrija e Akademisë së Studimeve Albanologjike është bërë temë diskutimi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e opozitës kanë thirrur një interpelancë me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Interpelanca me ministren do të kryhet nga deputetja përgjegjëse për çështjet e arsimit dhe kulturës, Ina Zhupa.

Pas fjalës së deputetes demokrate, fjalën e ka marrë vetë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila nuk ka nguruar të sulmojë dhe akuzojë deputetët demokratë për ofendim ndaj Akademisë së Shkencave dhe drejtuesve të saj.

LIVE – Interpelanca për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, flet Zhupa

Ndërkohë, Kushi renditi edhe disa nga arsyet e vendimit për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike. Sipas Kushit, nuk bëhet fjalë për shkrirje, por për bashkim dhe riorganizim të Akademisë.

“Akademia e Shkencave është institucioni që na bën krenar. Nuk bëhet fjalë as për zhdukje, as për shkrirje. Vendimi parashikim bashkim, riorganizim të Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Në këtë institucion nuk ka pasur asnjë student që është regjistruar dhe ligji e thotë qartë që nëse nuk ka për dy vite asnjë kërkesë për regjistrim, atëherë vetë institucioni bën kërkesë për mbylljen, shkrirjen e degës.

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike “mbledh” Kuvendin, Zhupa interpelancë me Kushin

E njëjta gjë është edhe për doktorantët, që kanë vite që nuk po arrijnë të mbyllin ciklin e tyre studimor. Qëllimi i VKM-së është që të vijë në përputhje me ligjin dhe të ngrihet në një nivel të ri.

Është nder për ne që ti kemi të gjithë studiuesit dhe akademikët bashkë për të çuar projektet e mëdha përpara. Të gjitha deklaratat tuaja janë vetëm deklarata publike që nuk bazohen në asnjë dokument zyrtar, në asnjë fakt, në asnjë ligj”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj ministrja Kushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit