Mbrëmjen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë së Kosovës një person është vrarë në “Rrugën C” ku dyshohet se ka vdekur për shkak të të shtënave me armë zjarri të cilat janë dëgjuar në zonë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti u shpreh se rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, ku ka pasur gjuajtje me armë zjarri.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, thuhet në njoftim.