Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës ku sipas tij ata po dërgohen për të provokuar njerëzit e tij.
“Mendova se ai (Albin Kurti) e bën vetë këtë, por tash e di se e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore. Fut ca idiotë atje që nuk kanë legjitimitet me 1 për qind në Leposaviç. Sjellin edhe gazetarët e tyre për të provokuar njerëzit tanë.
Spasiq luan muzikë, djalë, punon me kohë të pjesshme në spital. Ai ka guxuar t’i thotë gazetarit të preferuar të Albin Kurtit që ta largonte telefonin, por ai nuk e preku. Për këtë arsye u arrestua dhe ndalua. E EULEX-i po e ‘shikon nga afër’ situatën”, tha Vuçiç.