-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenerali amerikan: Kundërofensiva ukrainase do të jetë e gjatë dhe e përgjakshme

Kryesoret

Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vështirë dhe “shumë e përgjakshme”, ka thënë oficeri më i lartë ushtarak i SHBA-së, Mark Milley.

“Ajo që kam thënë është se kjo do të zgjasë gjashtë, tetë, dhjetë javë… Do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë shumë e gjatë dhe do të jetë shumë, shumë e përgjakshme. Dhe askush nuk duhet të ketë iluzione për këtë”, u shpreh Milley.

Kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit tha se nuk ishte i befasuar që përparimi i ushtrisë ukrainase kishte qenë më i ngadalshëm se sa ishte parashikuar, por shtoi se Ukraina po “përparonte në mënyrë të qëndrueshme”.

“Shkon pak ngadalë, por kjo është pjesë e natyrës së luftës”, i tha ai një audience në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington, sipas transmetuesit publik britanik BBC.

Javën e kaluar, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e pranoi se ofensiva po bënte përparim të ngadaltë.

Gjatë takimit të organizuar në Uashington më 30 qershor, Milley tha se kundërofensiva “po përparonte në mënyrë të qëndrueshme, duke kaluar qëllimshëm nëpër fusha shumë të vështira e të minuara… 500 metra në ditë, 1.000 metra në ditë, 2.000 metra në ditë”.

“Lufta në letër dhe lufta e vërtetë janë të ndryshme. Në luftën e vërtetë, njerëzit e vërtetë vdesin. Njerëz të vërtetë janë në ato vija të frontit dhe njerëz të vërtetë janë në ato automjete. Trupat e vërtetë po copëtohen nga eksplozivët e fortë”, tha ai.

Ushtarët ukrainas “po sulmonin nëpër fusha të minuara dhe në llogore”, tha ai, duke shtuar se kjo kundërofensive “është fjalë për fjalë një luftë për jetën e tyre”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit