I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak deklaroi se situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë dhe serioze.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se situata aktualisht është e tillë, pavarësisht se ekzistojnë hapa të qartë për të ulur tensionet.
“Dy ditët e fundit i kalova në Bruksel, ku unë dhe ekipi im kemi punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, pavarësisht ekzistencës së hapave të qartë për deeskalimin me sukses të tensioneve, situata mbetet e brishtë.
I lumtur për interesimin e anëtarëve të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, të cilët më ftuan së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR Gert Jan Koopman për një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në Dialog dhe përpjekjeve tona për të ulur tensionet terreni në veri të Kosovës.
Ditët e fundit i kam kaluar në Bruksel, ku unë dhe ekipi im kemi punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, pavarësisht ekzistencës së hapave të qartë për të zbutur me sukses tensionin, situata mbetet serioze.
Jam i kënaqur me interesimin e anëtarëve të Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, të cilët më ftuan mua dhe Drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR Gert Jan Koopman në një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në Dialog dhe përpjekjeve tona për uljen e tensioneve veriun e Kosovës”, shkroi Lajçak në Facebook.