-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia: Iranit s’i kemi dhënë asnjë kompjuter që sekuestruam tek “MEK”-u

Kryesoret

Policia e Shtetit ka mohuar deklaratën e Sali Berishës, që u shpreh sot se i kishte dorëzuar Iranit kompjuterët që u gjetën brenda kampit të “MEK”-ut në Manzë. Policia thotë se asnjë nga strukturat hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.

Përgënjeshtrim në lidhje me disa lajme që qarkullojnë në media, mbi pajisjet e sekuestruara tek kampi ASHRAF 3, në Manzë, Durrës.

  • Asnjë nga strukturat e saj hetimore dhe të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk ka patur kontakte me shtetin iranian apo me shtetas të këtij shteti.
  • Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të strukturës përkatëse e cila do të kryejë ekspertimet digjitale, sipas procedurës ligjore.
  • Asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Të gjitha njoftimet që qarkullojnë në rrjete sociale dhe media për sa më sipër, janë jo vetëm të rreme por dhe në raste specifike kanë qëllime të tjera të cilat shkojnë përtej informimit të publikut.

Policia e Shtetit qëndron gjithmonë në dispozicion dhe në mbrojtje të interesave të ligjshme të qytetarëve të saj dhe të kujtdo që banon në Republikën e Shqipërisë” deklaron policia.

Berisha: Tradhti! Rama i dha Iranit kompjuterët e “MEK”-ut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit