Shkopinj, hunj, karrige, grushte, shkelma, por edhe armën në kokë. Kjo është panorama e rëndë e sherrit që ndodhi mesditën e djeshme në një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë. “5Pyetjet.al” disponon videon, e cila ka përmbajtje është shumë të rëndë dhune.
Agresorët janë disa dhe zbarkojnë brenda lokalit me disa makina. Skenën që kishin përgatitur e filmojnë. Sapo zbresin futen në lokal me vrap. Britma dhe ulërima në lokal. Drejtohen për tek tavolina që ishin ulur dy vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja.
Mbi ta fillojnë goditjet me hunj dhe gjithçka tjetër. I gjakosin duke i goditur pa pushim. Dy vëllezërit Maja shfaqen të shtrirë në tokë të gjakosur. Megjithatë grupi Rraja nuk ndalon duke vijuar goditjet.
Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar Xhelal Rrajën dhe Përparim Rrajën dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Report Tv shkruan se pjesë e sulmit ka qenë edhe Rexhep Rraja djali i deputetit Rrahman Rraja dhe vëllai i ligjvënësit, Xhelali.
Shkak i përplasjes ka qenë një gurore në Borizanë. Lejen e kishte Përparim Rraja, por vëllezërit Maja ishin ankuar për shkak se u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet e forta me eksploziv.
“Bjeri, vrite….”! Me hunj dhe lopata, si ndodhi përleshja brenda lokalit në Krujë?









