Ditën e sotme është shpërndarë në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale videoja e rëndë ku duket dhuna mes 2 fiseve Rraja dhe Maja.
Në lidhje me dhunën ka ardhur edhe reagimi nga ana e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku.
Për mes një postimi në llogarinë e saj në Facebook Tabaku shkruan se dhuna e më të fortit është kthyer sot normë.
Ajo më tej ka shtuar se dhuna ndaj më të dobëtit është kthyer sot edhe në aftësi politike.
“Prandaj nuk ka habi që familjarë të deputetit të zonës, që dukshëm ka një armë më shumë në këtë histori, përfshihet në bizneset e zonës në formën e një bande, punëson në zonë kë dëshiron fisi dhe sundon me urdhër në formën e një qeverie paralele.
Të gjitha këto benefite vijnë si pasojë e nevojës që pushteti ka për këtë familje pasi sistemi është i tillë. Sistemi lejon trafikun e drogës dhe bandat që këto të fundit të kërcënojnë dhe blejnë votat.
Ky model i ofrohet Shqipërisë prej 30 viteve. Shqiptarët kanë kërkuar dhe janë përpjekur që të promovojnë vlera të tjera por është sistemi i perfeksionuar në këto 10 vite që ka promovuar anti-vlerat që sot japin shfaqje të shëmtuara,” shkruan Tabaku në reagimin e saj.
Më tej Tabaku në reagimin e sa shtoi se kjo është një nga arsyet se pse të rinjtë largohen nga vendi ku siç e cilësoi ajo ky sistem gllabëron brenda tij apo godet dhe dhunon me skena të tilla.
“Të rinjtë kërkojnë mundësi sipërmarrje kurse sistemi i kësaj qeverie i ofron modelin e gangsterit të lagjes. Të rinjtë investojnë në shkollim për të ndërtuar të ardhmen këtu ndërkohë që modeli i shtetit dhe sistemit të ngritur i ofron meritokracinë e bandës dhe të rinjve aty,” shkruhet më tej në reagim.









