Seanca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar ka rinisur pasi u ndërpre për 5 minuta. Opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana e maxhorancës.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputeti Ervin Salianji janë përplasur me Ermonela Felajn, duke i thënë se është në konflikt interesi, prandaj sipas tyre kërkon mbledhjen me dyer të mbyllura. “Je pjesë e dosjes ndaj nuk do që të bëhet me dyer të hapura” i tha Salianji.
“Ti pusho, e ke emrin në dosje”! Këshilli mblidhet për Ahmetajn, debat Bardhi-Felaj
Më pas kreu i SPAK-ut nisi prezantimin e kërkesës me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, por Gazment Bardhi e pyeti nëse Arben Ahmetaj në këto momente ishte brenda vendit apo ishte arratisur jashtë?
“Ku ndodhet Arben Ahmetaj? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë? Maxhoranca po ndihmon Ahmetajn që të arratiset” tha Bardhi.
Misteri dhe dyshimet/ Avokatët: S’e dimë ku ndodhet Ahmetaj!