Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako do të dalë përballë gjykatës së Apelit të Posaçëm më 18 korrik në orën 10:00.
I akuzuar për shpërdorim detyre në dy raste, shtesën pa leje të disa kateve të një pallati dhe një tender, Dako kërkon lirinë duke pretenduar se është i pafajshëm.
Fatin e tij e ka në dorë gjyqtarja Daniela Shirka. Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.