-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB-ja kërkon zgjatjen e marrëveshjes së grurit, i ofron Rusisë qasje në SWIFT

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të zgjasë marrëveshjen që lejon eksportin e sigurt të drithërave në Detin e Zi nga Ukraina, në këmbim të lidhjes së një dege të bankës bujqësore të Rusisë me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.

Rusia ka kërcënuar të heqë dorë nga marrëveshja e grurit, e cila skadon të hënën, sepse disa kërkesa për të dërguar drithërat dhe fertilizuesit e saj jashtë vendit nuk janë përmbushur.

Përpara përfundimit të afatit, dy anije në portin ukrainas të Odesës janë aktualisht në procesin e ngarkimit të ngarkesave të fundit që operojnë në kuadër të marrëveshjes së Detit të Zi.

Kërkesa kryesore e Moskës përfshin rivendosjen e bankës ruse bujqësore, Rosselkhozbank, në rrjetin ndërkombëtar të pagesave SWIFT. Bashkimi Evropian i kishte ndërprerë lidhjet me Rosselkhozbank në qershor të vitit 2022 si masë sanksionuese në përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në maj, një zëdhënës i BE-së deklaroi se lirimi i bankave ruse nga sanksionet nuk po konsiderohej.

Megjithatë, ka indikacione se BE-ja tani po mendon lirimin nga sanksionet të një filiali të Rosselkhozbank, posaçërisht për transaksionet që lidhen me drithërat dhe fertilizuesit. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit