Reperi Fero pak ditë më parë është arrestuar nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Në lidhje me këtë, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Disa ditë pas raportimit të kësaj ngjarje, ka reaguar vet Arbenita, e cila përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka njoftuar fansat se ajo dhe vajza e saj janë mirë.
“Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”, ka shkruar shkurt Ismajli në InstaStory.