Lufta për vulën e PD-së vazhdon që të jetë e madhe. Në kushtet kur Gazment Bardhi po bëhej gati për të thirrur Këshillin Kombëtar për të anuluar zgjedhjet e 29 Korrikut për kreun e ri të PD-së, kryesia vendosi për t’i marrë atij vulën e partisë.
Kryesia caktoi sekretarin për çështjet ligjore, Indrit Sefën si njeriun që ka detyrim që të mbajë vulën e partisë. Me këtë vendim Bardhi del jashtë loje.
Sot shtatë deputetë të PD-së kërkuan anulimin e zgjedhjeve të 29 Korrikut, ku Basha garon i qetë në një proces farsë për t’u rikthyer në krye të PD-së zyrtare.
Basha drejt PD-së! 7 deputetë kundër, Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar