-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti mes dy familjeve në Fushë Krujë, njëri prej tyre punonjës i Gardës, qëlloi me armën e shërbimit

Kryesoret

Një konflikt për motive pronësie ka degjeneruar në dhunë dhe të shtëna armësh mes tre anëtarëve të familjes Kaçi, me tre anëtarët e një familjeje tjetër, Alfred, Petrit, Arben, Martin Nikolla.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është edhe një punonjës i Gardës së Republikës, i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Për fat të mirë nga të shtënat nuk është lënduar njeri, ndërsa policia ka bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

“Hamallaj, Durrës/Informacion paraprak: Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Sherr me shkopa bejsbolli mes dy fiseve në Sukth, rrihen brutalisht babë e bir

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.” Njofton Policia e Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit