-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarre të qëllimshme, policia identifikon autorët

Kryesoret

Autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin e 3 shtetas që ndezën zjarre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të mëdha toke, në Kavajë, në Lazarat dhe në Lushnjë.

Në Kavajë u arrestua në flagrancë 65-vjeçari me inicialet P. U., banues në fshatin Lekaj të Rrogozhinës, pasi ka ndezur zjarr për djegien e kashtës, në tokën e tij, flakët i kanë dalë jashtë kontrollit dhe ka rrezikuar banesa dhe prona të banorëve të tjerë të fshatit.

Në Gjirokastër nisi procedimi penal për 58-vjeçarin me inicialet P. K., banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbetjeve të grurit, në vendin e quajtur “Sifoni”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me mbetje gruri.

Ndërsa në Lushnjë nisi procedimi në gjendje të lirë për 43-vjeçarin me inicialet V. B., pasi dyshohet se në lagjen “18 tetori”, zjarri që 43-vjeçarja kishte ndezur për djegien e mbeturinave, ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi, në pronësi të një shtetasi tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit