Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte sot në kampin amerikan Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet kolonel Matthew O. Dinenna dhe Terry A. Saul.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërkaq presidentja theksoi se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë.
“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul.
Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë, ” shkruan Osmani në profilin e saj në Facebook në përshkrimin mbi fotot e takimit.