Është arrestuar në Kosovë njëri prej pjesëtarëve të grupit kriminal në lidhje me rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Jan Prengës në 17 janar të vitit 2020.
Si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe ILECU-së, Kosovë, Aldo Majnishta që qarkullonte në Kosovë me dokumentet të falsifikuara.
Autoritetet bën të mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të të shpallurit në kërkim ndërkombëtar Aldo Majnishta, 29 vjeç, lindur në Shkodër.
Në momentin e kapjes Majnishta ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.
Gjithashtu, Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar me 3 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burgim), për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Shqipërisë.