Babë e birë janë vënë në pranga në Tiramë pas një konflikti të zhvilluar për një pronë e cila ka shkuar deri në kërcënime me armë.
27-vjeçari, Gerald Jahi së bashku me të atin 59-vjeçarin Gëzim Jahi kanë kërcënuar me armë vëllain e këtij të fundit për motive pronësie.
Fatmir Jahi u kërcënua me armë për shkak të një konflikti me të vëllanë për pronën familjare ku më pas ka ndërhyrë edhe djali i 59-vjeçarit.
Pas arrestimit të tyre nga kontrolli i ushtuar në banesën e tyre janë gjetur disa municione luftarake.
Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.