-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: Kundër ndarjes së territorit në këmbim të anëtarësimit në NATO

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Ukrainës dhe zyrtarë të lartë në Kiev  kanë kritikuar komentet e bëra nga zyrtari i lartë i NATO-s, Stian Jenssen i cili ka spekuluar se ndarja e një pjese të territorit ukrainas për Rusinë, në këmbim të anëtarësimit të Kievit në NATO, mund të jetë një mënyrë për dhënien fund të luftës mes dy vendeve.

“Ne gjithmonë kemi besuar se aleanca, sikurse Ukraina, nuk tregton territore,” ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleh Nikolenko, përmes një postimi në Facebook.

Oleksiy Danilov, sekretar i Këshillit për Siguri Kombëtare të Ukrainës, i ka quajtur komentet e Jenssenit, shefit të stafit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, si “të çuditshme”.

“Është absolutisht e paqartë pse ai e ka bërë këtë gjë,” ka thënë Danilov.

Përgjatë një paneli diskutimi të 15 gushtit në Arendal të Norvegjisë, Jenssen i ka bërë komentet duke thënë se diçka e tillë mund të shërbejë si “zgjidhje e mundshme” për t’i dhënë fund konfliktit.

Ai, po ashtu, e ka përmendur se Rusia është duke u përballur me shumë sfida në aspektin ushtarak, dhe duket “joreale që mund të pushtojë territore të reja”, si dhe e ka përsëritur qëndrimin e NATO-s, se vendimi për të negociuar me Rusinë i takon Kievit.

Shërbimi për media i NATO-s, i ka thënë të mërkurën Radios Evropa e Lirë se, deklarata për territoret ka qenë “e gabueshme”. Jenssen i ka thënë edhe një gazete norvegjeze se ai nuk do të duhej të fliste aq thjeshtë. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit