Dipomati dhe ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në SHBA (1992–1994) pas përmbysjes së pushtetit komunist, Roland Bimo, në një intervistë televizive ka reaguar për protestat masive antiqeveritare të cilat tashmë prej disa javësh, mijëra qytetarë në Tiranë kërkojnë dorëheqjen e Kryeministri Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Fjala e Bimos
Kam përshtypjen se me kalimin e kohës anëtarëve të Partisë Socialiste do t’u vijë turp siç do t’u vijë turp anëtarëve të Partisë së Punës në vitet 89 90 91, kur ndonëse u shërbenin me shumë zell një partie së cilës i kishte kaluar koha edhe sot anëtarët e Partisë Socialiste i shërbejnë me zell të cilës duket se jo i ka kaluar koha sot si formacion politik, por i ka kaluar koha si mënyrë sjelljeje përballë qytetarëve të vet. Dmth, unë këtë ndiej që është një forcë politike e cila nëse 10-15 vjet më parë përfaqësonte përparimin, zhvillimin, progresin.
Gazetarja e CNN ndan mesazhet e protestuesve shqiptarë kundër Ramës!









