Është arrestuar 29-vjeçari me inicialet Blerim Bulica i cili në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se goditi në orët e para të mëngjesit një efektiv policie dhe një të afërmin e tij për motive të dobëta, sipas policisë.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, 29-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, një shkop gome si ato të policisë dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 35-vjeçari B. Bulica, 25-vjeçari Shaban Bulica, 31-vjeçari B. Bulica, dhe 34-vjeçari Benard Alija.