Pas disa ditësh shtrimi në spital, isht-kryeministri Fatos Nano ka një përmirësim të ndjeshëm të shëndetit të tij. Nano aktualisht nuk është në intubim, por ai vazhdon të jetë nën kujdesin intensiv.
Sipas mjekëve gjendja aktuale e Nanos është e stabilizuar, frymëmarrja e tij nuk realizohet nëpërmjet një pajisje ndihmëse. Ata shprehen të kujdesshëm se rehabilitimi i ish-kryeministrit ka një rrugë të gjatë.
Prej disa ditësh u shtrua në spital, pasi ai prej kohësh vuan nga një sëmundje pulmonare, e cila vështirëson frymëmarrjen./Abc News