-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Konfuzioni që shkaktoi Stoltenberg për forcat e sigurisë në veri të Kosovës

Kryesoret

Askush nga institucionet e Kosovës nuk ka sqaruar ende nëse NATO-ja dhe misioni i saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, kanë eventualisht ndonjë kërkesë të re në lidhje me dërgimin e policisë speciale të Kosovës në veri – zonë e banuar me shumicë serbe.

Dilema nëse kjo polici duhet të marrë miratimin e KFOR-it për dislokim atje, është ngritur një ditë më parë, pas një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke iu referuar një dokumenti të vitit 2013, në të cilin Qeveria e Kosovës zotohet ndaj NATO-s se nuk do ta dislokojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri pa konsultime me KFOR-in, Stoltenberg ka thënë:

“Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave të sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, që mund të ketë ndikim në siguri. Çdo zbarkim i forcave speciale kërkon miratimin e KFOR-it dhe ka nevojë për konsultim të afërt mes autoriteteve të Prishtinës dhe KFOR-it”.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo nënkupton kushte të reja për Kosovën, Stoltenberg e ka mohuar. Ai i ka bërë komentet në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel.

ANALIZA E PLOTË E REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit