Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me atentatin ku mbeti i vdekur 41-vjeçari me dy emra, Leartiad Leka dhe Leart Keka.
Kryekomisari, Gazmend Shehu është shprehu për mediat se policia po heton ngjarjen dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për të kapur dhe arrestuar autorët.
Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti të djegur një automjet tip “Audi A6”, i cili dyshohet se është përdorur në ngjarje.
Për veç ndryshimit të gjeneraliteteve viktima i njohur si “Kapiteni” ka qenë i dënuar në vitin 2005 me 10 vite burg për vjedhje me pasojë vrasje kryer në bashkëpunim, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje me ngjarjen e sotme.
Plumb kokës para furrës së bukës, kush është “Kapiteni” i dënuar për bashkëpunim në një vrasje
Njoftim i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Laert Keka., 41 vjeç.
Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen
Atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se është e autorit të vrasjes









