-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti me mbi 630 viktima në Marok, reagon Presidenti Begaj: Ngushëllime familjarëve!

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tërmetit tragjik në Marok, i cili i ka marrë jetën 632 personave deri më tani. Kreu i Shtetit i shprehu ngushëllimet familjeve të prekura nga kjo tragjedi.

“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkroi Presidenti Begaj në “X”.

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, shkon në 632 numri i viktimave

Fillimisht u raportua për 296 viktima, por shifra u rrit në 632 të vdekur. Sipas Reuters, numri i personave të plagosur deri më tani raportohet 329 të lënduar. Tërmeti i fuqishëm e kishte epiqendrën në malet e Atlasit të Marokut pak para mesnatës së të premtes.

Tërmeti 6.8 ballë shkatërroi ndërtesat dhe duke i detyruar banorët e qyteteve të mëdha të largohen nga shtëpitë e tyre, njoftoi televizioni shtetëror. Një zyrtar lokal tha më herët se shumica e vdekjeve ishin në zonat malore që ishin të vështira për t’u arritur.

Reagon Shërbimi Gjeologjik i SHBA, ja ku ishte epiqendra e tërmetit në Marok

Banorët e Marrakesh, qyteti i madh më i afërt me epiqendrën, thanë se disa ndërtesa ishin shembur në qytetin e vjetër, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit