Mësohet se 43-vjeçari akuzohet si kreu i një bande të shitjes së kokainës. Abazi është i dënuar nga autoritetet helene me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë.

Në operacionit ku u bë edhe arrestimi ai u kap me 2 kg e 500 gram kokainë, 3 kg e 430 gram kanabis të papërpunuar, pajisje për përpunimin e drogës, materiale ambalazhimi dhe peshore precize elektronike.

Dyshohet se 43-vjeçari është përfshirë edhe në raste të tjera të biznesit të drogës konkretisht për 60 raste.