-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Holandezët “i bënë gropën”, arrestohen 3 oficerë të Policisë së Shtetit

Kryesoret

Tre oficerë të Policisë së Shtetit janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohen për korrupsion dhe për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit, mësohet se është bërë arrestimi i në flagrancë i oficerëve të policisë Inspektor Eldo Shyti dhe Inspektor Granit Nuraj me detyrë Trup Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në Vlorë.

Arrestimi i tyre u krye pas kallëzimit të marrë nga dy holandezë, të cilët dje janë ndaluar në qytetin e Vlorës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Oficerët e policisë, duke shpërdoruar detyrën, si dhe duke falsifikuar dy procesverbale të shkeljes administrative, dyshohet se kanë përfituar një shumë prej 30.000 lekësh me qëllim moskryerjen e detyrës funksionale, me pretekstin se do të kryenin pagesën e gjobës dhe se i kanë favorizuar duke mos u pezulluar lejen e drejtimit.

Gjithashtu është arrestuar oficeri i policisë Klisman Çela me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban në Fier, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv” dhe “Shperdorim detyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit