Një e moshuar 80- vjeçare ështe gjetur ne gjendje te rende mbremjen e sotme, ne banesen e saj ne nje pallat 2- katesh ne lagjen” 29- Nentori” ne Fier.
Te alarmuar fqinjet te cilet nuk po mundnin te kontaktonin me te prej dy ditesh kane njoftuar policine. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere uniformat blu, sherbimi zjarrfikes dhe nje ambulance.
Pasi kane hapur me force deren, zjarrfikesit kane gjetur pa ndjenja te moshuaren, ne gjendje te rende shendetesore nderkohe qe ambulanca e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal te Fierit.