Tirana ka marrë një tjetër fitore tepër të rëndësishme në “Kukës Arena” përballë Kukësit me rezultatin 1-2.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, edhe pse pati raste për gol. Në pjesën e dytë, ishte Tirana ajo e cila hyri në fushë me një synim të përforcuar.
Në minutën e 52’, Hila u gjend brenda zonës pas një goditje nga këndi dhe një rrëmuje brenda zonës, duke qenë në vendin e duhur dhe duke shënuar golin e avantazhit.
Më pas, rastet ishin të shumta nga të dyja skuadrat, me Tiranën që kërkonte golin e dytë dhe Kukësin që tentonte barazimin.
Shpresat për verilindorët u shuajtën në minutën e 82’, pasi Doka shënoi golin e dytë për kryeqytetasit.
Kukësi arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 98’ të sfidës me anë të Beshiraj falë një super goditjeje.
Me këtë fitore, Tirana mbetet në vendin e parë në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Kukësi ende nuk gjenë fitoren e parë në kampionat pasi renditet e fundit me 0 pikë.