-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U takua me Biden, Osmani: Kemi marrë garanci të fuqishme për mbështetjen amerikane

Kryesoret

Presidenca e Kosovës ka publikuar detaje nga takimi i presidentes Vjosa Osmani me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Me anë të një njoftimi tregohet se Osmani në një bashkëbisedim me Biden ka thënë se aleanca e përhershme me SHBA-të është në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Në një bashkëbisedim të ngrohtë me Presidentin Biden, Presidentja Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të,” shkruhet në njoftim.

Po ashtu bëhet me dije se Osmani ka njoftuar presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja po ashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova,” thuhet në njoftim.

Osmani mësohet se ka se ka marrë garanci të fuqishme nga Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës në bazë te njoftimit të institucionit të presidencës.

“Pas këtij bashkëbisedimi, Presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanci të fuqishme nga Presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës. Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit,” shkruan Presidenca e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit