Gazeta konservatore gjermane “Die Welt” i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmit në në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.
Gazeta gjermane tregon se perëndimi gjendet para një grumbulli me rrënoja ndërsa Brukseli duhet ta kuptojë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka dështuar për shkak të politikës destruktive të presidentit serb.
“Është e hidhur të shohësh se si europianët – si më parë në Siri dhe Libi – edhe në rastin e Kosovës po dështojnë strategjikisht dhe politika europiane gjendet faktikisht para një grumbulli me rrënoja”.
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e formuluar nën drejtimin gjermano-francez, sipas gazetës gjermane, nuk ka vlerë. Bisedimet mes palëve nën drejtimin e Brukselit nuk janë sjellë asgjë prej vitesh.
Mirosllav Lajçaku, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet.
Edhe sa dëshiron Washingtoni ta këqyr këtë situatë? A po e vëren edhe presidenti i SHBA-ve Joe Biden rrezikun e përhapjes së zjarrit? Mes qeverive të Kosovës dhe Serbisë nuk ka më besim.
Ky është një problem i madh. Sigurisht edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë gabime, ta zëmë duke i instaluar kryetarët shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.
Por arsyeja e vërtetë e tensioneve është politika destruktive e Vuçiqit. Ishin huliganët kriminelë serbë të futbollit që në pranverë sulmuan ushtarët e NATO-s dhe i lënduan rëndë.
Ishte Vuçiqi i cili e dërgoi ushtrinë në kufirin kosovar dhe i tërhoqi zyrtarët serbë nga policia kosovare. Frika nga radikalizimi i mëtejshëm i Serbisë, por edhe nga një aleancë edhe më e ngushtë mes Beogradit dhe Moskës po e bën Perëndimin të tregohet shumë i butë ndaj Vuçiqit. Ky është një gabim trashanik,” shkruan gazeta.