-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte nisur për në Gjermani, hajdutët therin 19-vjeçarin shqiptar në Serbi

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të pikës kufitare Serbi-Kroaci ku ka mbetur i vdekur një 19-vjeçar.

Mësohet se 19-vjeçari nga Prishtina është therë për vdekje me thikë në zonën e Batrovcit.

Viktima ndodhej së bashku me një shok kur një grup emigrantësh tentuan t’i vidhnin.

Dyshohet se njëri prej autorëve, një emigrant nga Afganistani ka qëlluar me thikë drejt 19-vjeçarit ku për shkak të plagëve humbi jetën.

Mësohet se i riu me inicialet Sh.M ndodhet në morgun e Novi Sadit.

Policia serbe ka shpallur në kërkim autorin ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Dy të rinjtë ishin duke shkuar ilegalisht në Gjermani dhe ngjarja ka ndodhur pas kthimit të tyre nga autoritetet kroate në Serbi.

Lajmin e hidhur për humbjen e 19-vjeçarit e ka ndarë shoku i tij i cili u tregoi për ngjarjen e rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit