-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Veri, analistët: BE ta rimendojë kornizën e dialogut Kosovë-Serbi!

Kryesoret

Pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kritikuan qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në rajon dhe thanë se hapësira e lënë nga mungesa e angazhimit të Perëndimit në rajon, përfshirë procesin e stagnuar të integrimit evropian, ka krijuar një terren të përshtatshëm për tensione te vazhdueshme.

Sonja Biserko, drejtuese e Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut në Beograd, ka pak mëdyshje se Beogradi zyrtar qëndron pas sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës.

Prej grafiteve që paralajmëronin kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë nëpër qytetet e Serbisë e deri te dëshmitë e gjetura nga autoritetet në Kosovë pas përballjes me grupin e armatosur, zonja Biserko thotë se ishte e qartë se diçka do të ndodhte dhe se Beogradi është përgjegjës.

Bazuar në informacionet e deritashme, thotë ajo, është e qartë që “disa forca nga Serbia shkuan në Kosovë për të provokuar një konflikt, në mënyrë që ushtria serbe të hynte dhe të vendoste vijën ndarëse me Kosovën te lumi Ibër.”

Përkundër thirrjeve nga Uashingtoni të këtyre ditëve për t’iu rikthyer dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Biserko e sheh fatin e tij të lidhur ngushtë me politikën që Perëndimi do të ndjekë pas sulmit të grupit të armatosur serb në Kosovë.

Sipas saj, mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur dialog që kur është diskutuar ndarja e Kosovës dhe se Serbia po blen tani kohë për ndryshimin e rrethanave politike në Shtetet e Bashkuara me shpresë për ta rikthyer idenë e ndarjes në agjendë. Perëndimi, sipas saj, duhet të ndryshojë pozicionin e tij, tani të minuar, në Ballkanin Perëndimor.

E PLOTË NË VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit