Sot sipas parashikimit të meteologëve pritet të ketë mot të mirë dhe pa vranësira ose shi në asnjë nga qarqet e vendit.
Për sa i përket temperaturave ato do të arrijnë maksimumin në zonat e ulëta duke shënuar deri në 27 °C.
Temperaturat më të ulëta do të shkojnë deri në 10 °C në zonat malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 25 °C
në vendet e ulëta: 15 / 27 °C
në vendet malore: 10 / 20 °C
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.