Një tjetër bandë droge e përbërë nga shqiptarë është shkatërruar në Spanjë. Në një operacion antidrogë e zhvilluar këtë javë u bë e mundur arrestimi i 21 personave.
Grupi kontrollonte dhjetëra plantacione kanabisi përgjatë bregdetit katalanas, nga El Masnou në Miami Platja.
Mësohet se koka e grupit është shqiptar i cili posedonte sasi të mëdha parash, të cilat nuk mund t’i shpenzonte dot në prona.
Nga paratë dhe pasuria e madhe mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari shpenzonte paratë për veshje të shtrenjta, bizhuteri dhe automjete.
Për të dërguar detyrën deri në fund punëtorët e të cilët kujdeseshin për drogën qëndronin të mbyllur me muaj të tërë në magazinë ose në shtëpinë ku ndodhej plantacioni në kushte të rënda.
Hetimet treguan se shumica ishin shqiptarë që kanë udhëtuar drejt Katalunjës me detyrën e kujdesit për plantacionet e drogës.