-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, Sllovenia dërgon ushtarë shtesë në Kosovë

Kryesoret

Sipas ministrit slloven të Mbrojtjes, Marjan Sharec Sllovenia do të rrisë numrin e ushtarëve në KFOR.

Aktualisht në Kosovë janë rreth 90 anëtarë të Ushtrisë Sllovene dhe planifikojnë ta rrisin numrin e tyre në të paktën 100.

Nën udhëheqjen e mëparshme, Ministria e Mbrojtjes (MORS) vendosi të zvogëlojë numrin e ushtarëve në forcat e KFOR-it dhe me ardhjen e ministrit Sharec, ata vendosën ta rrisin numrin në të paktën 100, shpjegoi Mors për STA.

Kufiri i sipërm i pjesëtarëve të Forcave të Armatosura në Kosovë është përcaktuar me vendim të qeverisë dhe arrin deri në 370 ushtarë.

Sharec, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Sllovenia, duke pasur parasysh përkeqësimin e fundit të situatës në Kosovë, planifikon të rrisë edhe më tej numrin e ushtarëve në KFOR, ai thjesht tha se drejtimi i qeverisë është të forcojë praninë, të cilën Sllovenia e ka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit