Presidenti rus Vladimir Putin u takua sot në Kinë me kryeministrin hungarez Viktor Orban.
“Hungaria nuk donte kurrë të kundërshtonte Rusinë, por të ndërtonte lidhje të ngushta me të,” mësohet ti ketë thënë Orban-Putinit.
Orban ka shtuar se Hungaria po përpiqej të shpëtonte marrëdhëniet dypalëshe mes tensioneve më të gjera ndërkombëtare kur ata u takuan në Kinë përpara fillimit të forumit ndërkombëtar mbi nismën “Një Brez, një Rrugë”.
Kreu i zyrës së shtypit të Orban tha për Reuters se kryeministri hungarez u takua me Putinin dhe ata diskutuan dërgesat e gazit dhe naftës, si dhe çështjet e energjisë bërthamore.
Orban theksoi se ishte vendimtare për Europën, përfshirë Hungarinë, t’i jepte fund sanksioneve ndaj Rusisë dhe konfliktit në Ukrainë dhe të ndalonte fluksin e refugjatëve.
Orban & Putin meet in Beijing.
Putin: “Despite the fact that given today’s geopolitical situation, possibilities to develop the contacts are limited, I have the pleasure…”
Well, “limited”…. You’re an internationally wanted war criminal!#StopRussia #StandWithUkraine pic.twitter.com/lCXAjPfFOI
— olexander scherba🇺🇦 (@olex_scherba) October 17, 2023