Deputetët e Partisë Demokratike, dy grupet të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit janë mbledhur ditën e sotme për të diskutuar aksionin opozitar kundër qeverisë Rama.
Fokusi ka qenë tek fakti që shumica u rrëzoi tre kërkesat për komisione parlamentare. Sali Berisha dhe kryetari i grupit të PD-së, Bardhi folën për qëndresë parlamentare.
“Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësirën tonë si parlamentarë”, u shpreh Berisha.
“Shumica po na bllokon cdo hapësirë institucionale. Ka asgjësuar parlamentarizmin. Duhet të fillojmë qëndresën tonë parlamentare.