-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia “pushton” vendin, probleme me energjinë elektrike në disa qytete

Kryesoret

Vendi ynë është përfshirë nga stuhia “Ciaran”, stuhi e cila është shoqëruar kryesisht me shtrëngata shiu dhe shkarkesa atmosferike.

Kushtet e motit sollën dëme në shtylla, prezencë uji në kabina, stakime në disa linja 35kV dhe n/stacione.

Grupet e punës ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë në ato zona ku moti ka një përmirësim, pasi në kushte të prezencës së shiut duhet të bëjnë kujdes në zbatim të sigurisë teknike.

Nga raportimi i orës 14:30, rezulton se jashtë pune janë 71 fidera, ku më shumë se 85% prekin abonentë në zonat rurale:

“Problematika të furnizimit me energji elektrike kemi në zonat Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër dhe Vlorë. Probleme ka patur edhe në n/stacione, por falë reagimit në kohë është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike brenda pak minutash,” informon OSHEE.

Më tej thekson se të gjithë linjat e rrjetit elektrik që furnizojnë intitucionet e rëndësisë së veçantë, si spitalet dhe hidrovoret janë në funksion të plotë. Gjithashtu, edhe linjat e tensionit të lartë 35kV ndodhen në kushte optimale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit