Lajmet e hidhura për fat të keq kanë qenë të shumta këtë të shtunë në vendin tonë.
Nga kapiteni i ekipit “Egantia”, elektriçisti në fshatrat e Elbasanit e deri te 25-vjeçari në aksidentin e mbrëmjes në Bulqizë, tragjeditë nuk kursyen asnjërin prej tyre.
Sulmuesi dhe kapiteni i ekipit të Egnatias, Raphael Dwamena u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare pas një goditje në zemër gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit ditën e sotme.
I riu papritur në pjesën e parë u shemb në tokë pa ndjenja, duke humbur jetën.
Ra në fushë dhe vdiq! 25 minutat e fundit të jetës së kapitenit të Egnatias
Ndërsa në fshatin Muçan të Elbasanit një elektricist 62-vjeçar që po punonte për të riparuar një defekt ka ndërruar jetë.
Po ashtu në një aksident tragjik mbrëmjen e sotme në Bulqizë ka humbur jetën një 25-vjeçar i quajtur Esmerald Nika ka ndërruar jetë.
EMRI/ Makinat të bëra copë-copë, kush ishte viktima në Bulqizë









