-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK “kopsit” dosjen për ekstradimin e Dritan Rexhepit

Kryesoret

SPAK ka përgatitur dosjen për ekstradimin e Dritan Rexhepit nga Turqia.

Mësohet se dosja do të kalojë sot në ministrinë e Drejtësisë për të nisur procedurat për ekstradimin e 44-vjeçarit.

Dritan Rexhepi u arrestua në 8 nëntor në periferi të Stambollit, kishte hyrë në Turqi me pasaportë kolumbiane.

Prangosja e të kërkuarit ndodhi falë gjurmimit të tij nga autoritetet italiane ku ka një dënim prej 16 vitesh burg për të shlyer, për trafik droge.

Në Shqipëri ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në vitin 1998, si dhe për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, çështje ende në gjykim e sipër.

Shqipëria dhe Italia tashmë kërkojnë ekstradimin e të arrestuarit nga Turqia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit